Telegrafi

Lampard është shkarkuar përmes një telefonate

(Foto: Action Images/Reuters)

Mediat angleze raportojnë se Evertoni e ka liruar nga detyra trajnerin Frank Lampard.

Klubi akoma nuk e ka zyrtarizuar shkarkimin e legjendës angleze, megjithatë Sportsmail mëson se ai është shkarkuar nga posti i deritanishëm.

Siç është bërë e ditur, kumtimi i shkarkimit, Lampardit i është bërë përmes një telefonate.

Lexo po ashtu Situatë edhe më e shëmtuar te Evertoni: Lampard është përplasur me një lojtar në zhveshtore

Evertoni është në pozitën e 19-të në renditjen tabelare dhe i ka humbur tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

(Foto: Shutterstock)

Humbja e të dielës nga West Ham United (2-0) i kushtoi me punë legjendës së Chelseat, të cilit është treguar dera.

Evertoni është duke e konsideruar seriozisht Marcelo Bielsan për ta zënë vendin e lënë bosh nga Lampard.

Lexo po ashtu Bordi i Evertonit kërcënohet publikisht nga baza e tifozëve - rrezikohet siguria e tyre në "Goodison Park"

Ish-trajneri i Leeds Unitedit ka një strategji të pëlqyeshme të lojës dhe klubi beson se mund ta shpëtojë nga rënia prej elitës së futbollit anglez./Telegrafi/