Telegrafi

Lampard e nis me humbje aventurën te Chelsea, mposhtet nga Wolves

Wolverhampton Wanderers ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Frank Lampard u emërua para dy ditësh si trajner i përkohshëm i Chelseat, por aventura e tij te Blutë ka nisur me humbje nga Wolves.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte Matheus Nunes, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, Lampard bëri disa ndryshime dhe Blutë ishin dukshëm skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë dhe rrezikuar disa herë.

Megjithatë, edhe përkundër disa tentativave, portat mbeten të paprekura dhe në fund ishin mysafirët që fituan me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Wolves e sheh veten në pozitën e 12-të me 31 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e 11-të me 39 pikë.

Në ndeshjen e radhës, “Ujqit” e presin Brentfordin, ndërsa Blutë janë nikoqir të Brightonit. /Telegrafi/