Frank Lampard dhe Steven Gerrard ishin të ashpër në kritikat e tyre ndaj gjyqtarëve të ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe Juventusit.
Ish-futbollistët anglez kanë mendim të kundërt për dallim nga gjyqtari Szymon Marciniak, i cili i mohoi një penalti skuadrës italiane.
Pas vetëm 15 minutash në Wembley, Douglas Costa u rrëzua në zonën e rreptësisë pas një ndërhyrje të ashpër të Jan Vertonghenit.
Marciniak injoroi ankesat e Costas, duke nxitur protesta të zemëruara të futbollistëve të Juventusit.
“Ai merr një kontakt me të dyja këmbët. Nuk ka asnjë justifikim nga gjyqtari. Ishte penalti”, tha Lampard.
“Për mua është një penalti. Gjyqtari ishte 10 metra larg. Vertongen ndërhyri në mënyrë të palejuar në Costan”, tha Gerrard.
Në fund, vendimi u tregua i parëndësishëm pasi gjigantët italianë u kualifikuan në çerekfinale me golat e Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit ndërsa për anglezët realizoi Son Heung-min. /Telegrafi/
https://youtu.be/nmG97lA-vTw