Telegrafi

Lampard: E ardhmja ime është jashtë kontrollit

Frank Lampard ka thënë se e ardhmja e tij është jashtë kontrollit, me presionin që i është rritur si trajner i Chelseat.

The Blues u mposhtën 2-0 në udhëtim te Leicesteri në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Lampard e ka pranuar se mund të shkarkohet nga Chelsea, pasi Roman Abramovich nuk është i lumtur me punën e anglezit.

Lexo po ashtu Frank Lampard, trajneri me statistikat më të këqija në epokën 17-vjeçare të Abramovich te Chelsea

“E ardhmja? Nuk mund ta kontrolloj”, ka thënë Lampard pas takimit me Dhelprat.

“Jam duke u pyetur për këtë që disa javë. E kuptoj atë dhe klubi do të më tregoj nëse jam gabim apo jo”.

Lexo po ashtu Chelsea është e gatshme që të shkarkojë Lampardin nëse humbin sonte ndaj Leicesterit

“E mora punën duke e ditur se do të jetë e vështirë, pasi nuk është një klub që është i gatshëm të garojë. Kishim një ndalesë, kemi lojtar të rinj, kemi transferime të reja”.

“Aktualisht, ne duhet të luftojmë dhe të bëjmë më të mirën për skuadrën”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/