Site icon Telegrafi

Lamine Yamal tregon mbrojtësin e Real Madridit që ishte kundërshtari më i fortë

I riu i Barcelonës, Lamine Yamal, ka thënë se Ferland Mendy i Real Madridit  është mbrojtësi më i ashpër me të cilin është përballur deri më tani.

Yamal po shkëlqen te Barcelona, duke u kthyer në një njeri të rekordeve.

“Mbrojtësi më i vështirë që ke përballur? Në finalen e Superkupës së Spanjës, Ferland Mendy ishte një sfidë e vështirë për mua”, deklaroi Yamal.

Mendy mbetet një anëtar e skuadrës, por atributet e tij janë pranuar edhe një herë, këtë herë nga një lojtar rival.

Yamal është ftuar nga Spanja për dy ndeshjet e radhës ndaj Kolumbisë dhe Brazilit. /Telegrafi/

Exit mobile version