Telegrafi

Lamine Yamal thyen rekordin 82-vjeçar të El Clasicos

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është në linjë për të thyer një tjetër rekord klubi në përballjen e sotme (e shtunë) në El Clasico me Real Madridin.

16-vjeçari është zhvilluar në një lojtar jetik për klubin dhe vendin në 12 muajt e fundit dhe ai duket se do të startojë kundër Los Blancos në Kataluni.

Megjithatë, ndërsa përparimi i tij bën përshtypje, rekordet vazhdojnë të bien dhe të pretendohen nga produkti më i fundit i linjës së prodhimit La Masia.

Lexo po ashtu Këto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion

Që nga prilli, ai ka vendosur standarde të reja si lojtari më i ri ndonjëherë i Barcelonës, debutuesi dhe golashënuesi më i ri i Spanjës dhe golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës dhe La Ligës.

El Clasico e sotme paraqet një tjetër shans për Yamal për të thyer një barrierë të re pasi ai do të bëhet lojtari më i ri që shfaqet në një ndeshje El Clasico.

Rekordi aktual, i mbajtur nga Vicente Martinez, shtrihet në vitin 1941, kur ai luajti për Barcelonën kundër Real Madridit, në moshën 16 vjeç e 278 ditë.

Lamal do të jetë 16 vjeç e 107 ditë kur Barcelona do të presë Real Madridin sot (e shtunë) më 28 tetor. /Telegrafi/