Telegrafi

Lamine Yamal: Shpresoj që mësuesit e mi të shikojnë Euro 2024 dhe të mos më rrëzojnë në provime

Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal po përjeton ëndrrën duke luajtur me Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, por kjo e ka lënë mbrapa me mësime.

Ndërsa bashkëmoshatarët e tij po i rikthejnë librat në shkollë, Yamal po bën histori në Euro 2024. Ai tani është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një Kampionat Evropian.

16-vjeçar i Barcelonës la gjurmë në debutimin e tij me një pasim të bukur për të asistuar golin e tretë të Spanjës kundër Kroacisë.

Lexo po ashtu Lamine Yamal thyen edhe një rekord, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian

I riu shpreson se paraqitjet e tij do t’i hapin rrugën suksesit si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

“Së shpejti do të më duhet të jap provimet e mia. Nëse do t’i zbuloj notat në internet apo personalisht, varet nga sa larg do të shkojmë në Euro. Besoj se do të arrijmë në finale”, ka thënë fillimisht Yamal për El Partidazo de COPE.

“Unë vetëm shpresoj që mësuesit e mi të shikojnë Kampionatin Evropian dhe të mbështesin ekipin kombëtar”.

Lexo po ashtu Emërohen dhe renditen top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024

“Shpresoj që ata të jenë të lumtur me mua dhe të më lënë të kaloj provimet e mia”, përfundoi talenti i madh spanjoll.

Shpresojmë që mësuesit e Yamal ta përkrahin atë. Nuk është se çdo ditë shihni një talent si ai me fanellën e La Roja. /Telegrafi/