Telegrafi

Lamine Yamal ka nënshkruan kontratën e re me Barcelonën – Romano zbulon dy detaje kyçe të marrëveshjes

Sulmuesi i talentuar anësor, Lamine Yamal thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re me Barcelonën.

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar kontratën e re të talentit spanjoll me klubin nga Camp Nou.

Gazetari italian ka jep dy detaje kyçe për kontratën e re të firmosur nga adoleshenti i talentuar.

Detajet i parë sipas tij është se kontrata e re e Yamal do të zgjasë deri në verën e vitit 2026. Kjo është kontrata më e gjatë që mund t’i jepet një lojtari 16-vjeçar bazuar në rregullat e futbollit evropian.

Në anën tjetër, detaji i dytë thotë se kontrata e re e Yamal do të shpallet zyrtarisht të hënën e ardhshme, në 2 tetor 2023.

Lexo po ashtu Manchester City u përpoq t’ia ‘vidhte’ Barcelonës talentin Lamine Yamal

Lamine ka treguar tashmë cilësinë e tij duke luajtur për Barcelonën dhe Spanjën, prandaj ai meriton një kontratë më të mirë për të siguruar të ardhmen e tij në klubin katalunas.

Këtë verë, u raportua se Manchester City bëri gjithçka për të nënshkruar me Yamal, por Barcelona refuzoi ofertat e tyre. /Telegrafi/