Site icon Telegrafi

Lamborghini synon shitje rekorde

Shitja e supermakinave Lamborghini është në drejtimin e duhur që në këtë vit të ketë një shitje rekord, sidomos nga interesimi i blerësve të pasur për modelin e fundit, Huracan.

Me një çmim prej mbi 270 mijë euro, modeli Huracan i ka dhënë një shtytje të madhe tregut botëror të Lamborghinit, me vende si Kina dhe Amerika lidere në blerjen e tyre – raporton The Guardian, kurse transmeton Koha.net.

“Besojmë se do ta përmbyllin vitin 2015 shumë më mirë se vitet e kaluara”, ka thënë drejtor ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann.

Kompania italiane në pronësi të gjigantit gjerman. Volkswagen Group, në vitin 2014 kishte një shitje rekorde prej 2.530 makinave, por këtë vit synon ta tejkalojë këtë shifër.

Exit mobile version