Telegrafi

Lamborghini, Rolls Royce e Audi, e përcjellin për në “banesën e fundit” me vetura luksoze

Kemi pasur rastin të shohim kur nusja dhe dhëndri përcillen në ceremoninë martesore me vetura luksoze dhe volum të lartë të muzikës, por jo edhe gjatë ceremonive mortore ku tashmë në vende të ndryshme të botës ka filluar të bëhet “trend”, që të ndjerët të përcillen në banesën e fundit me luks të pafund.

Kështu ka ndodhur në Lowton në afërsi të Golborne ku nderohej Paddy Connors, pas kufomës së të cilit ishte krijuar një kolonë e gjatë e veturave luksoze si Lamborghini dhe Rolls Royce dhe Audi, transmeton Telegrafi.

Afro 50 vetura të markave të ndryshme përcollën Connorsin që ndërroi jetë me mikun Tommy Sharp, derisa po ndiqeshin nga policia britanike.

Megjithatë pjesëmarrësit në ceremoninë mortore kanë respektuar në maksimum masat mbrojtëse kundër COVID-19, që sipas ligjeve në fuqi në Britani të Madhe lejohen deri në 30 persona të marrin pjesë.

Ata ruajtën distancën duke qëndruar larg njëri-tjetrit në vetura e me maska në fytyrë. /Telegrafi/