Para pak kohësh, mësuar se Lamborghini do ta vë në prodhim gjatë muajit prill modelin Urus, mirëpo nuk u bë e ditur se kur lansohet.
Megjithëse konsiderohej se ky SUV do të prezantohej në Geneva Motor Show, këto pretendime janë hedhur poshtë, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi italian ka vendosur që modelin e ri ta paraqesë në edicionin e këtij viti të Shangai Motor Show.
Mirëpo, para kësaj do të ketë edhe një prezantim të mbyllur në Sant’Agata të Italisë, ku është edhe vendlindja e këtij automobili luksoz.
Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se çfarë fuqie do të ketë, shpejtësinë që arrin, apo çfarë çmimi ka kjo makinë. /Telegrafi/