Telegrafi

Lamborghini i Fletcher irriton tifozët e Sunderlandit

Sulmuesi i Sunderlandit, Steven Fletcher, është kritikuar ashpër nga tifozët e skuadrës së tij për shkak të një fotografie, ku futbollisti pozon me një Lamborghini Aventador me një vlerë mbi 300.000 dollarë.

Për më tepër, në sfondin e fotos duket edhe një Bentley me vlerë mbi 200.000 dollarë.

Fotografia e 27-vjeçarit ka bërë që tifozët e skuadrës të acarohen shumë pasi nuk e kuptojnë si një lojtar mburret me pasurinë e tij në një kohë që ekipi po bie nga kategoria dhe vet ai ka shënuar vetëm katër gola gjatë këtij sezoni.

Gjithsesi, agjenti i futbollistit ka thënë se nuk ka qenë klienti i tij ai që e ka postuar fotografinë online, por ia vuri fajin kompanisë që i shiti makinën e shtrenjtë.

“Nuk e postoi Steven, por kompania. Donin të bënin reklamë. Nuk e kuptoj se ku qëndron problemi dhe nuk e kuptoj acarimin e njerëzve”, ka deklaruar agjenti i lojtarit skocez. /TCH/