Kompania e veturave sportive dhe luksoze, është duke punuar në mënyrë sekrete në supërveturen që do të jetë komplet elektrike.
Auto Bild duke u bazuar në burime të sigurta, raporton se Lamborghini është duke e krijuar një EV, që do të lansohet në fund të vitit 2020, transmeton Telegrafi.
Madje, vetura do të quhet Vitola dhe do të jetë konkurrentë i fortë i kundërshtarit të vjetër Ferrari.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ky automobil do ta arrijë për 3.5-sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale do ta ketë 250 kilometra në orë.
Megjithatë, zyrtarë të kompanisë italiane nuk kanë konfirmuar asgjë lidhur me lajmin. /Telegrafi/