Telegrafi

LaMarcus Aldridge tejkalon problemin me zemër, paraqitet ndaj Blazers

Superylli i San Antonio Spurs, LaMarcus Aldridge, ka tejkaluar problemin me zemër.

Aldridge kishte pasur probleme me “aritmi të zemrës” pas duelit ndaj Oklahoma City Thunder, shkruan Telegrafi.

Aldridge u frikësua se mund të humbiste playoffin, megjithatë ai ia ka dalë të rikuperohet me kohë dhe mjekët kanë dhënë dritën e gjelbërt për të.

Basketbollisti i cili luan në pozitën 4 për San Antonio Spurs ka vuajtur nga një problem në zemër nga fëmijëria. /Telegrafi/