Gjersa ish bashkëshorti i saj, basketbollisti Lamar Odom po qëndron në spital, Khloe ka publikuar fotografi nudo.
Bukuroshja Kardashian ka treguar fizikun e saj në disa fotografi të nxehta, transmeton Telegrafi.
Fotografitë ku Khloe shfaqet nudo janë realizuar për librin e saj autobiografik.
Në këtë libër flitet edhe për historinë e saj me Lamar Odom, me të cilin është në proces divorci.
Sipas disa zërave Khloe dhe Lamar janë ofruar shumë pas asaj që i ndodhi basketbollistit dhe gjasat që divorci të anulohet janë të mëdha.
Odom ra në koma pasi kishte konsumuar një koktej drogash, përfshirë edhe stimulues seksual. /Telegrafi/