Ylli i Liverpooli, Adam Lallana, ka shpjeguar dallimin mes Chelseat dhe Reds që bëri që të krijohet diferenca këtë sezon mes tyre në luftën për titull.
Mesfushori anglez ka thënë se skuadra e tij ka mungues përvoje dhe mentalitet fitues.
“Mund të thuash se ata kanë eksperiencë dhe janë mësuar të fitojnë”.
“Ata din si të fitojnë edhe kur nuk janë në formë të mirë. Nuk ke nevojë të fitosh gjithmonë duke shënuar pesë apo gjashtë gola”.
“Ndoshta ajo është një pjesë kur ne duhet të përmirësohemi. Milner është ndoshta një nga të vetmit në grupin tonë që ka eksperiencë të atillë, sepse ai ka fituar te Manchester City”.
“Unë dhe lojtarët tjerë nuk kemi fituar tituj apo shumë kupa kështu që ne duhet të mësojmë nga ai dhe të dëgjojmë pasi eksperiencat e tilla janë jetësore për ne”.
“Ne duhet të mësojmë dhe t’i rikthemi rrugës së fitoreve në Ligën Premier aq shpejt sa është e mundur”, ka thënë Lallana. /Telegrafi/