Telegrafi

Lallana nënshkruan kontratën e re, përfiton 110 mijë funte në javë

Adam Lallana ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Liverpoolin, në të cilën përfshihet edhe opsioni për vazhdim edhe për 12 muaj të tjerë.

Me kontratën e re, 28-vjeçari do të përfitojë 110.000 funte në javë, ashtu që ai bëhet njëri prej lojtarëve më të paguar në klub.

Në këtë mënyrë, dëshmohet edhe besueshmëria që ka Jurgen Klopp për shërbimet e tij.

Mesfushori ofensiv gjithmonë është konsideruar si një pikë referuese falë angazhimit dhe lidershipit të tij në skuadër.

Lallana u bë lojtar i rëndësishëm për Liverpoolin prej se u transferua nga Southamptoni në verën e vitit 2014.

Lexo po ashtu Lallana afër rinovimit me Liverpoolin

Futbollisti anglez ka shënuat shtatë gola në Ligën Premier dhe ka dhuruar po aq asistime këtë sezon. /Telegrafi/