La Liga do të rikthehet pas pezullimit nga pandemia e coronavirusit më 11 qershor, me ndeshjen hapëse mes Sevilles dhe Real Betisit.
Këshilli Kombëtar i Sportit të Spanjës konfirmoi lajmet thanë se në marrëveshje me FA Spanjolle dhe La Ligan do të zhvillohen 11 javët e mbetura të ndeshjeve të kampionatit.
Ato pritet të përfundojnë më 19 korrik, gjithmonë në varësi të evolucionit të pandemisë.
Deklarata thotë se në bisedat midis La Ligës dhe FA Spanjolle nuk ka pasur probleme sa i përket përcaktimit të datave dhe orareve për ndeshjet.
Ndeshjet e para që do të zhvillohen
Espanyol vs Alavés
Real Sociedad vs Osasuna
Athletic Bilao vs Atlético Madrid
Celta vs Villarreal
Leganés vs Real Valladolid
Mallorca vs Barcelona
Real Madrid vs Eibar
Valencia vs Levante UD
Granada vs Getafe
Sevilla vs Real Betis
Barcelona është në krye të tabelës
Barça aktualisht kryeson renditjen, dy pikë para rivalëve të përjetshëm Real Madridit.
Beteja për vendet e Ligës së Kampionëve është aq e ngushtë sa mund të jetë vendimtare që në ndeshjet e para.
Sevilla është e treta, ndërsa Valencias e shtatë, por kanë vetëm pesë pikë ndërmjet. /Telegrafi/