Telegrafi

L’Algerino, artisti francez që realizoi hitin duke kopjuar Young Zerkën dhe Ronela Hajatin!

Reperi i njohur francez, L’Algerino, ditë më parë publikoi projektin e ri të tij.

“International” është projekti i ri ritmik nga francezi që u pëlqye mjaft shumë.

Këngëtari me prejardhje nga Algjeria tashmë ka afro katër milionë klikime në projektin e tij në vetëm tri ditë të publikimt të projektit.

Madje, ky artist ka konfirmuar edhe turneun e tij pas lansimit të këtij projekti.

Por, si duket ky hit është realizuar në vendin tonë, në shtëpinë e hiteve RedBox nga top producenti, Big Bang.

Kënga e Young Zerkës me Ronela Hajatin, “Syn i jemi” është projekti origjinal ku është inspiruar mjaft shumë këngëtari algjerian.

Që prej publikimit dy vite më parë ky projekt arriti 24 milionë klikime.

Ky nuk është projekti i parë i RedBox që inspiron yjet evropiane dhe botërore, teksa mbetet të shihet nëse shtëpia kryesore e hiteve të muzikës shqiptare do ta ndjekë ligjërisht këtë rast. /Telegrafi/