Altin Lala, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, ka folur rreth lojtarëve që nuk i ka ftuar trajneri Gianni de Biasi për evropianin e futbollit Euro 2016.
Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala dhe Berat Gjimshiti nuk janë ftuar në France 2016.
Lala pohon se është dashur të dashur të ftohen Rashica dhe Rrahmani pasi kanë qenë futbollistët më në formë, transmeton Telegrafi.
“Rashica ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer te Vitesse dhe momentalisht është një nga lojtarët më në formë. Rrahmani ka luajtur shumë mirë dhe është votuar në 11-shen e vitit në Kroaci”.
“Në çdo vend të botës thirren lojtarët më në formë. Thirren ata që kanë bërë një sezon mbi mesataren… Nuk dua ta teproj me argumente të tjera”, tha legjenda shqiptare. /Telegrafi/