Telegrafi

Lakers të pandalshëm, kampioni rikthehet te fitorja ndaj Phoenixit

Los Angeles Lakers kanë vazhduar dominimin në NBA, teksa kanë mposhtur edhe Memphis Grizzlies.

Në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center, skuadra nga Kalifornia ka triumfuar me 12 pikë epërsi 117:105.

Basketbollisti kryesor në këtë takim në fitoren e Lakers ishte LeBron James që shkëlqeu me 32 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Anthony Davis që shtoi 28 pikë, 13 kërcime e katër asistime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe kampioni në fuqi Toronto Raptors, që para adhuruesve të vet ka mposhtur Phoenxi Suns 118:101.

Ishte një rikthim te fitoret për kampionin pasi që iu ndërpre seria prej 15 fitoreve radhazi nga Brooklyn Nets.

Pascal Siakam ishte fantastik në këtë mbrëmje me 37 pikë, 12 kërcime e tre asistime, teksa lojë të mirë shfaqi edhe Serge Ibaka me 16 pikë e gjashtë kërcime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Dallas Mavericks 106-122

Washington Wizards – Cleveland Cavaliers 108-113

New York Knicks – Indiana Pacers 98-106

Toronto Raptors– Phoenix Suns 118-101

Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 117-127

Oklahoma City Thunder – Denver Nuggets 113-101

Utah Jazz – San Antonio Spurs 104-113

LA Lakers – Memphis Grizzlies 117-105

Portland Trail Blazers– New Orleans Pelicans 115-128