Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fort]ë të basketbollit, ku bie në sy fitorja e Lakersave.
Skuadra e Los Angeles para shikuesve të vetë në palestrën Staples Center ka triumfuar me shtatë pikë diferencë, 107:100 kundër Memphis Grizzles dhe në këtë formë korrën fitoren e 15-të sezonale.
Tek skuadra kaliforniane u dallua me lojën më të mirë Clarkson, i cili shënoi 22 pikë, ndërsa Kobe Bryant e mbylli ndeshjen me 20 pikë, ndërkohë që 6 lojtarë të ekipit të Lakers realizuan mbi 11 pikë, raporton Telegrafi.
Për skuadrën mysafire të Memphis u dallua Allen me 27 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Pas kësaj, Lakers tani bilanc prej 15 fitoreve dhe 55 humbje, ndërsa për Mephisin kjo ishte humbja e 31 kundrejt 41 fitoreve.
Në ndeshjet tjera, Oklahoma City Thunder triumfoi 111:107 kundër Houston Rockets, Miami Heat mposhti 113:109 New Orleans Pelicans, ndërsa edhe Charlotte Hornets ishte më i mirë se Broklyn Nets, duke fituar me rezultat 105:100. /Telegrafi/