Site icon Telegrafi

Lakers pësojnë humbje befasuese nga San Antonio Spurs

Los Angeles Lakers ka zhvilluar ndeshjen e dytë radhazi me San Antonio Spurs brenda dy ditëve.

Përderisa ndeshjen e parë e fituan, Lakers tani kanë pësuar humbje në Frost Bank Center me 14 pikë diferencë 129:115.

Mysafirët në këtë takim ishin pa tre basketbollistë shumë të rëndësishëm si Anthony Davis, D’Angelo Russell dhe Redish.

Devin Vassell ishte më meritori për këtë fitore të Spurs pasi e mbylli ndeshjen me 36 pikë e gashtë kërcime.

Paraqitje fantastike pati edhe qendra franceze Victor Wembanyama me 13 pikë, 15 kërcime, pesë asistime e dy bllokada.

LeBron James nga ana tjetër ishte më efikasi te Lakers me 23 pikë, shtatë kërcime e 14 asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Për Spurs kjo ishte fitorja e katërt dhe kanë 20 humbje, derisa Lakers kanë një bilanc prej 15 fitoreve e 11 disfatave. /Telegrafi/ 

Exit mobile version