Los Angeles Lakers kanë vazhduar me ndeshje të mira në elitën e basketbollit amerikan.
Kampioni në fuqi i NBA-së ka marrë fitoren e katërt radhazi, ku kësaj radhe kanë triumfuar te Indiana Pacers.
Pas 48 minutave lojë, skuadra mysafire triumfoi me shtatë pikë diferencë 115:122.
Anthony Davis ka qenë më meritori për këtë fitore të mysafirëve me 28 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që u rikthye nga lëndimi me 24 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.
Ndërkohë vlen të përmendet se me pikë dyshifrore ndeshjen për fituesit e mbyllen edhe Dennis Schroder (14), Caldwell-Pope(13), Andre Drummond (11) dhe Horton Tucker 11 pikë të tjera.
Te vendasit më efikasi ishte LeVert me 28 pikë, derisa Sampson shtoi 20 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshjen e fundit të fazës së rregullt në NBA, Lakers e zhvillojnë në udhëtim te New Orleans Pelicans, derisa Pacers luajnë në udhëtim te Toronto Raptors. /Telegrafi/
Rezultatet:
Brooklyn Nets – Chicago Bulls 105:91
https://www.youtube.com/watch?v=7UAZefSfQIQ
Indiana Pacers – LA Lakers 115:122
https://www.youtube.com/watch?v=4xPXV-bJNLc
New York Knicks – Charlotte Hornets 119:109
https://www.youtube.com/watch?v=0qR9MFG55wI
Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 108:124
San Antonio Spurs – Phoenix Suns 103:140
https://www.youtube.com/watch?v=LVNGyd2_-ts
Milwaukee Bucks – Miami Heat 122:108
https://www.youtube.com/watch?v=AnMT_GyQ4-o