Telegrafi

Lakers kthehen te fitorja në NBA, mposhtin Indianën në Staples Center

Pas dy humbjeve radhazi Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja në elitën e basketbollit amerikan, NBA.

Kampion në fuqi i NBA-së ka triumfuar me rezultat të ngushtë 105-100 ndaj Indiana Pacers në palestrë e tyre Staples Center.

Mysafirët kishin epërsi gjatë tre çerekëve të parë, por në të fundit dhe atë vendimtar Lakers treguan forcën e tyre.

Më meritori për këtë fitore të Lakers ishte Kyle Kuzma që shënoi 24 pikë, 13 kërcime e pati një asistim.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe LeBron James që shtoi 18 pikë, tre kërcime e 10 asistime.

Ndërkohë Montrezall Harell e mbylli ndeshjen me 17 pikë, derisa Dennis Schroder kontribuoi me 11 pikë të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Malcolm Brogdon me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Pas këtij triumfi, Lakers mbetën në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, derisa Indiana mbeten në pozitën e 10 në Lindje. /Telegrafi/

Rezultatet:

Memphis Grizzlies – Denver Nuggets 102:103

New Orleans Pelicans – Cleveland Cavaliers 116:82

 

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 101:127

 

Chicago Bulls – Miami Heat 90:101

San Antonio Spurs – Orlando Magic 104:77

Utah Jazz – Houston Rockets 114:99

LA Lakers – Indiana Pacers 105:100