Site icon Telegrafi

Lakers kalojnë krizën, mposhtin San Antonion

Los Angeles Lakers kanë dalë nga kriza në të cilën së fundmi kanë humbur katër ndeshje, teksa mbrëmë kanë shënuar fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur San Antonio Spurs 125:109.

Luka Doncic nuk ishte shënuesi më i mirë për Lakers këtë herë, pasi u la në hije nga Austin Raves me 30 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime dhe slloveni, pavarësisht një nate të dëshpëruar gjuajtjesh, ishte afër një triple-double.

Doncic e mbylli ndeshjen me 21 pikë, 14 asistime dhe 9 kërcime derisa për Spurs më efikasi ishte Stephon Castle spikati për Spurs me 23 pikë.

Minesota dhe Indiana zhvilluan një lojë të shkëlqyer dhe pas shtesë dhe dramës, Pacers fituan 132:130. Fitoren ua solli një kosh dy sekonda para fundit nga Obi Toppin, i cili me gjithsej 34 pikë e 10 kërcime ishte emri i parë i ekipit fitues.

Denver Nuggets mposhti Golden State Warriors 114:105, ku Nikola Jokic humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi në bërryl.

Rezultatet:

New York – Miami 116:105

Houston – Philadelphia 144:137

Minnesota – Indiana 130:132

New Orleans – Detroit 81:127

Utah – Chicago 97:111

Golden State – Denver 105:114

Phoenix – Toronto 129:89

Portland – Washington 112:97

Sacramento – Memphis 132:122

LA Lakers – San Antonio 125:109

Exit mobile version