Telegrafi

Lakers dhe Miami marrin fitore të mëdha para adhuruesve të vet

Janë zhvilluar duelet e katërta në sfidat Los Angeles Lakers – Memphis Grizzlies dhe Miami Heat – Milwaukee Bucks.

Lakers ka arritur fitoren e tretë në katër duele ndaj Grizzlies dhe ka shkuar në epërsi 3-1, pasi në Crypto.com kanë triumfuar pas kohës shtesë me rezultat 117:111.

Austin Reaves ka qenë më i miri në këtë ndeshje me 23 pikë, i ndjekur nga LeBron James me 22 të tjera dhe 20 kërcime.

D’Angelo Russell gjithashtu pati paraqitje të mirë me 15 pikë të tjera.

Lakers tani udhëheq me seri 3-1, derisa i duhet edhe një fitore për të kaluar në raundin tjetër.

Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që ka mposhtur Milwaukee Bucks me rezultat 119:114.

Ashtu si Lakers, edhe Heat tani kanë epërsi 3-1 pas katër ndeshjeve të para.

Më i miri në këtë duel për Miami Heat ishte Jimmy Butler me 56 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/