Telegrafi

Lakers befasohen nga Memphisi, Houston fiton trilerin ndaj Bostonit

Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e 13-të këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ishte mysafire e Memphis Grizzlies dhe kanë pësuar humbje me 17 pikë diferencë 105:88.

Ja Morant ishte fantastik në këtë përballje për vendasit me 27 pikë, gjashtë kërcime e 14 asistime.

E me lojë të mirë u dalluan edhe Brooks me 24 pikë dhe Valenciunas që shtoi 22 pikë e 20 kërcime.

Për Grizzlies kjo ishte fitorja 29-të këtë edicion dhe mbajnë pozitën e tetë në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje fantastike është zhvilluar edhe në TD Garden mes Boston Celtics dhe Houston Rockets.

Në fund fitore pas kohë shtesë ka marrë Rockets me rezultat të ngushtë 110:111.

Russell Westbrook ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 41 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Fitorja ndaj Celtics e mban Houstonin në pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Portland Trail Blazers 129:117

Miami Heat – Brooklyn Nets 116:113

Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 104:113

 

Memphis Grizzlies – LA Lakers 105:88

Boston Celtics – Houston Rockets 110:111

San Antonio Spurs – Orlando Magic 114:113

Phoenix Suns – Golden State Warriors 99:115