Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Lajqi së bashku me ish-ministren Rozeta Hajdari kanë vizituar sot bizneset vendore.
Në këtë vizitë, Lajqi bashkë me Hajdarin janë interesuar për problemet me të cilat përballet fabrika e mobiljeve “SEKO”.
Dy kandidatët për deputetë nga Vetëvendosje më pas kanë vizituar qendrën e inovacionit CEDx, duke iu premtuar mbështetje.
“Mbështetja e qeverisë Kurti do të jetë për të gjithë”, ka shkruar Lajqi në Facebook.
Postimi i plotë i Jeton Lajqit
Së bashku me Rozeta Hajdarin, vizituam fabrikën e mobileve SEKO. Aty diskutuam për problemet rreth plasimit në treg të produkteve vendore që padyshim janë të cilësisë së lartë.
Vazhduam vizitën në qendrën e inovacionit CEDx.
Trajnimet që zhvillohen në këtë qendër aftësojnë të rinjtë në fushën e programimit si dhe në fusha tjera bashkëkohore dhe fitimprurëse.
Mbështetja e qeverisë Kurti do të jetë për të gjithë.
Me 14, krejt bashkë drejt fitorës!