Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Jeton Lajqi, ka zhvilluar një takim mobilizues me banorët e Rugovës.
Lajqi ka thënë se “mbështetja dhe kontributi i banorëve të Rugovës nuk ka munguar asnjëherë, si në kohë lufte e poashtu edhe në kohë paqeje!”
“Bujaria, trimëria e besnikëria janë vyrtyte që i posedon secili Rugovas!
Sot u mbledhem për ta mbështetur njëri-tjetrin gjatë rrugëtimit tonë për një Kosovë të denjë për qytetarët!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.