Chelsea ka marrë një lajm fantastik para afatit kalimtar veror, pasi Barcelona është larguar nga gara për transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmundi.
Sulmuesi norvegjez është aktualisht lojtari më i ri në formë dhe shumë skuadra evropiane e monitorojnë lojën e tij.
Për më shumë, së bashku me Kylian Mbappen, konsiderohen si dyshja më e zjarrtë pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Por, pyetja aktualisht është se kush do mund të transferojë Haalandin në këtë krizë të shkaktuar nga COVID-9?
Chelsea është njëra ndër klubet më të fuqishme në botë financiarisht dhe transferimi i sulmuesit të talentuar nuk do të çonte shumë peshë për ta.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Barcelonën, që edhe pse është klub i madh, po kalon nëpër një krizë të thellë financiare dhe është buzë falimentimit.
Roman Abramovich thuhet se ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për transferimin e Haalandit nga Borussia Dortmundi, një vlerë që pritet të kalojë 100 milionë euro shkaku i bonuseve. /Telegrafi/