Një eksplodim i madh ka ndodhur para pak çastesh afër Kuvendit të Kosovës
Sipas informatave të Telegrafit, shpërthimi ka ndodhur afër garazheve të Kuvendit të Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë speciale të Policisë së Kosovës që kanë rrethuar vendin, e po ashtu edhe zjarrfikësit dhe auto-ambulancat.
Sipas informatave të para, nuk ka të lënduar. Disa qytetarë kanë thënë për Telegrafin se fjala ësht për bomb, por ende nuk ka konfirmime zyrtare. /Telegrafi/