Telegrafi

Lajmi i fundit: Gjendet një kufomë në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur në lagjen Dardania të Prishtinës të martën.

Kufoma është parë nga disa punëtorë të cilët po tentonin ta pastronin një ndërtesë banimi, më saktësisht kanalin e ashensorit të saj, i cili, sipas banorëve, nuk punon që 25 vjet.

Avdyl Asllani, banor i hyrjes 15 në lagjen Dardania, ka qenë ndër të parët që e ka hasur kufomën.

“Duke bërë pastrimin e liftit, duke hequr bërllokun, me dy punëtorë pamë që aty gjendet një kufomë. Menjëherë reaguam, dhe thirrëm policinë”, ka treaguar Asllani për Klan Kosovën.

“Në momentin që pamë kufomën thirrëm policinë. Kush është kufoma nuk e di”, ka thënë ai.