Telegrafi

“Lajmet e rreme po pushtojnë gazetarinë në Maqedoni”

Lajmet e rreme të prezentuara si fakte, fiksioni si realitet dhe keqpërdorimin e parimeve dhe standardeve mbi të cilat prehet gazetaria e mirë ishin temat e konferencës ndërkombëtare të 12-të “E-shoqëria.mk” me temë “Kontrolli i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja ndaj gazetarisë”, e cila u mbajt sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë u bisedua për rëndësinë e kontrollit të fakteve në media dhe nga aspekti i luftës kundër lajmeve të rreme dhe nga aspekti i respektimit të standardeve në gazetari.

Servisi për kontrollin e fakteve në media i fondacionit “Metamorfozis” nga fillimi i ekzistimit të vet ka publikuar mbi 4 mijë tekste të llojit të recensioneve, analizave dhe leksioneve gazetareske.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponentit “Servis për kontrollimin e fakteve nga mediat”, i implementuar nga fondacioni “Metamorfozis”./Telegrafi/