Site icon Telegrafi

Lajmet e rrejshme e shpallin Vjollca Haxhiun ‘të vdekur’, flet këngëtarja: Kjo është vetëm paturpësi

Vjollca Haxhiu (Foto: Instagram)

Gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i rrejshëm për vdekjen e këngëtares së mirënjohur, Vollca Haxhiu.

Artistja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka reaguar në një postim duke bërë me dije se ky është plotësisht i rremë.

Ajo ka publikuar lajmin në InstaStory dhe thekson se është paturpësi dhe një shqetësim natyrisht për rrethin e familjen e saj.

Vjollca Haxhiu (Foto: Instagram)

“Kjo është vetëm paturpësi, shqetësim nga të pashpirtët”, ka shkruar ajo sipër postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vjollca Haxhiu

Vjollca nuk është e vetmja artiste e estradës shqiptare që është shpallur e vdekur, pasi një gjë e tillë më herët ka ndodhur edhe me këngëtarët Sabri Fejzullahu e Nysret Muqiçi.

Lidhur me këto reagimet kanë qenë të ashpëra, por që deri më tani nuk është marrë ndonjë masë. /Telegrafi/

Exit mobile version