Të shtunën, më 14 maj, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dërgoi një telegram për të bërë një apel global duke u kërkuar votuesve të Eurovisionit të mbështesin kandidatët ukrainas nga Kievi.
“Së shpejti në finalen e Eurovisionit, kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë, voto për Kalush Orchestra”, tha presidenti i Ukrainës, Zelensky, shkruan Euro Weekly.
Finalja e Eurovision 2022 është edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest, që zhvillohet në Torino, Itali, pas fitores së Italisë në Eurovision 2021 me këngën e Maneskin “Zitti e buoni”.
⚡ Vоlоdуmуr Zelenskyі сalls on world to support KALUSH ORCHESTRA: Very soon in the Eurovision final, the continent and the whole world will hear our native word.
I believe that, in the end, this word will be "Victory"!
Europe, vote for Kalush Orchestra – № 12! pic.twitter.com/sQmT1ShaZR— BLYSKAVKA (@blyskavka_ua) May 14, 2022
Apeli i Presidentit të Ukrainës Zelensky pason lajmet e raportuara më herët sot, të shtunën, 14 maj, kur u raportua se trupat ruse të vendosura në Pidvysoke Ukrainë po zhvendosen në Horokhovatka, Ukrainë.
Përndryshe, Kalush Orchestra janë brohoritur me duartrokitjet më të zjarrta në mbrëmjen finale të konkursit evropian të këngës. /Telegrafi/