Mbrëmë në orën 20 u publikua projekti i ri i Gold AG i titulluar ‘Pa hile’.
Në pak minuta nga publikimi, vërshuan spekulimet se kënga i dedikohej një miku të dikurshëm të Arianit, reperit nga Shqipëria, Noizyt.
E ky i fundit që duket se thumbimet i nisi i pari me ‘Ju njoh mir’ ka zgjedhur rrjetin social Facebook për një replikë indirekete për preshevarin.
‘Nuk kam kohe me u mburr as nerva mu marr me ju. Kom qellimin per me m’rri ku shqipja ska mujt me shku’ – ka shkruar Noizy ku shihet përkrah fotos me reperin amerikan Chris Brown.
Ajo që vlen të theksohet është një neveri e madhe, posaqërisht e fansave nga Kosova për Noizyn që e kanë kritikuar tej mase për prishjen e miqësisë me Goldin dhe Dudën, për të cilën Prive raportoi dy ditë më parë. /Prive/Telegrafi/