Menaxheri i label-it “ON Records”, Met Elshani, mbeti i plagosur gjatë një përleshje gjatë pasditës të së premtes në Prishtinë.
Ai u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku edhe mori ndihën e nevojshme pas plagosjes.
Në po të njëjtën datë, dy nga artistët që ai ka nën menaxhim, Fero dhe Zzap, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, “Momo”.
Të njëjtën këngë, Elshani e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, duke konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Faleminderit për brengosjen, mirë jam, “Momo” është një super projekt që kemi punuar shumë. Kënaquni me këngë”, ka shkruar Meti në Instagram.
Ndërkohë motivet e ngjarjes së sotme nuk janë bërë ende të qarta. /Telegrafi/