Telegrafi

Lajmërohet Gjiko, poston imazhin e parë pas aksidentit (Foto)

Hip hop superylli, Gjiko, ka publikuar foton e parë pas aksidentit të rëndë të pësuar.

Telegrafi raportoi se ai pësoi një aksident në tunelin e Kalimashit pas një përplasje me një kamion.

U mendua se ai mund të jetë lënduar, megjithatë burimet e sigurta të Telegrafit konfirmuan se gjendja e tij është stabile.

Dhe, tash është vet reperi që me një foto në Instagram ëshët shfaqru shëndoshë e mirë, por me veturën e demoluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit rreth Gjikos

Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe konfirmoi se do të vazhdojë me performancat.

“E shfrytëzoj rastin me e falënderu Zotin që ma dha edhe një shansë me mujt me konë këtu në mesin e juaj. Me natën e mbrëmshme e kuptova që kam shumë njerëz rreth vetit që kanë kurgjo tjetër pos dashuri për mu. Jom kthy ma i fort se kurrë, gjithmonë kom me u kon afër juve. Shihemi sonte në Rahovec”, ka shkruar Gjiko në një postim në Instagram.

Reperi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet pas aksidentit dhe do të vazhdojë me koncertet e tij. /Telegrafi/