Telegrafi

Lajmërohet fëmija jashtëmartesor i Jay-Z, reperi nuk pranon të bëj testin e ADN-së (Foto)

Jay Z dhe Beyonce

Mediat botërore po raportojnë se çifti i famshëm Jay-Z dhe Beyonce janë në prag të shkurorëzimit. Dhe, me sa duket, e gjitha shkaku i reperit.

Edhe pse ka vite që po spekulohet rreth ndarjes së çiftit, kriza duket se ka arritur një nivel serioz.

Beyonce vazhdimisht po fjaloset me bashkëshortin pasi që Rymir Satterthwaite po këmbëngul se është djali i Jaz-Z, transmeton Telegrafi.

Djaloshi 23-vjeçari pohon se reperi ka pasur marrëdhënie seksuale me nënën e tij, Wanda.

Edhe pse reperi pretendon se nuk është babai i djaloshit, deri më tani ka refuzuar të kryej analizën e ADN-së.

Ndryshe, Jay-Z është babai i vajzës Blue Ivy, të cilën e ka prej martesës me Beyoncen. /Telegrafi/