Site icon Telegrafi

Lajmërohet Dardan Molliqaj: Këto ditë janë bërë linçime e ”gjuajtje shtrigash”

Deputeti dhe ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj është lajmëruar përmes një postimi në Facebook, pas situatës e cila është krijuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje..

Molliqaj ka thënë se këto ditë qytetarët dhe aktivistët e VV-së, janë keqinformuar shumë dhe janë bërë shumë shpifje në drejtim timin dhe shumë personaliteteve të Lëvizjes.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Të dashur aktivistë, simpatizues dhe qytetarë të Republikës,

Jam i vetëdijshëm që edhe ju e ndani me neve shqetësimin lidhur me problemet e fundit brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto ditë, ju jeni keqinformuar shumë dhe janë bërë shumë shpifje në drejtim timin dhe shumë personaliteteve të Lëvizjes sonë. Janë bërë linçime e ”gjuajtje shtrigash”.

Kam pranuar shumë mesazhe nga ju me shumë pyetje lidhur me situatën aktuale brenda Lëvizjes. Ju kërkoj falje të gjithëve që nuk ju kam kthyer përgjigje, por kjo ka ndodhur për shkak të kohës së limituar dhe angazhimit tim për ta tejkaluar këtë problem.

Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve.

Sonte jam i ftuar në Klan Kosova nga ora 21:00. Në këtë emision do të mundohem t’ju kthej përgjigje secilit prej juve në lidhje me shqetësimet që i keni dhe do t’i demantoj shpifjet dhe ta sqaroj situatën në organizatën tonë.

Emisioni do të transmetohet live edhe në faqen time në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version