Reperi i njohur Agon Sylejmani ka qenë më i përfoluri gjatë ditëve të fundit në median rozë.
Publikimi i disa mesazheve ku thuhet të jenë biseda mes Agon Amigës dhe Afërdita Dreshaj, bëri që emri i tyre të lakohet në media për një tradhti të mundshme të dy palëve, transmeton Telegrafi.
Këtyre lajmeve që sipas reagimeve të artistëve janë trillime, Agoni u është përgjigjur edhe përmes rrjeteve sociale.
“ Vetëm a pom han R*ki”, është mbishkrimi që ka lënë reperi në një foto të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.
Kujtojmë se sipas mesazheve të fundit të publikuara, “fajtor” për publikimin e tyre është bashkëshortja e rep artistit, Egzona Syla, me të cilën Agoni është ndarë përshkak të siç thuhet, raporteve të afërta mes tij dhe Afërdita Dreshaj, gjë që dyshja e ka mohuar. /Telegrafi/