Site icon Telegrafi

Lajme të rreme për luftën e Lindjes së Mesme

Ilustrim

Thomas Sparrow

A zbarkuan duzina luftëtarësh të Hamasit me parashutë në Izrael, siç paraqitet në një video që qarkullon në TikTok? Dhe, a ka ngritur lart ylli i futbollit një flamur palestinez, siç tregohet në një video tjetër?

Këto janë vetëm dy nga shumë video që janë shpërndarë në mediat sociale, që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, pas sulmit terrorist të Hamasit me 7 tetor. Një analizë e DW-së tregon se të dyja videot janë të manipuluara.

Ato janë pjesë e një sfide më të madhe: Faktet manipulohen dhe shpërndahen, në një kohë që një numër i madh përdoruesish kërkon në internet për informacione të besueshme, që u ndihmojnë të kuptojnë më mirë konfliktin në Lindjen e Mesme. “Përmasat e dezinformimit, informimit të gabuar, propagandës dhe paqartësisë janë më të mëdha se kurrë më parë në këtë konflikt”, thotë Andy Carvin, drejtues i qendrës Digital Forensic Research Lab të Këshillit Atlantik.

Sidomos në kohë lufte, informacionet që shpërndahen mund të jenë shokuese, të konstestueshme apo trazuese. Kështu, në internet qarkullon një video, që DW e ka klasifikuar si manipulim dhe me gjasë tregon se si ushtarët izraelitë rrëmbejnë dy vajza të vogla izraelite.

Një video e tillë shkakton zemërim, hidhërim dhe ndjenja të tjera. Kjo mund të çojë aty që dikush mbështet njërën ose palën tjetër në konflikt. Lajmet e rreme kanë efekt më të madh, kur vihen në lëvizje emocione të forta.

Psikologu konjitiv Stephan Lewandowsky në një bisedë të mëparshme me DW ka thënë se “lajmet e rreme tentojnë të krijojë zemërim tek marrësi i tyre”. Sipas studiuesit, “ne e dimë se pavarësisht nëse ju e pëlqeni apo jo, ju merreni me këtë informacion provokues”. Pikërisht kjo rrit probabilitetin që ato të bëhen virale.

Ka disa përgjigje ndaj pyetjeve si më poshtë, që mund të ndihmojë që të krijohet një distancë e logjikshme para se të shkosh më tej me informimin:

Si ndjehesh nga kjo video?

A është temë që ndez emocione të forta, sepse përforcon qëndrimet që ke?

Kush ka interes të përhap histori të tilla dhe pse?

Ka të dhëna që të bëjnë të mendosh për origjinën e dyshimtë?

Çfarë thotë ndjesia jote e brendshme për këtë?

Shumë përdorues nuk i marrin më lajmet mbi zhvillimet, edhe ato në kohë lufte, në faqet e internetit të lajmeve apo aplikacionet e tyre, por në platformat e mediave sociale. Kjo ka dobësuar raste lidhjen e përdoruesve me emrat e njohur të ofrimit të lajmit, që normalisht publikojnë informacione të besueshme. Përveç kësaj, është bërë më e vështirë që të përcaktosh në mediat sociale, se nga vijnë informacionet.

Njohja e burimit ndihmon që të kuptosh nëse një video, foto apo një artikull është i besueshëm. Edhe nëse informacionet janë të vërteta, dhënia e burimit të informacionit ndihmon të kuptosh agjendën e ofruesit dhe të dallosh nëse ka tendencë paragjykimi.

Nëse kjo është e lidhur me profilin e një personi, verifiko se çfarë është publikuar në të shkuarën nga ky person dhe ku. Shikoni në platforma të tjera nëse një person shënon se punon për një media. Nëse profili të çon në një faqe interneti atëherë verifikoni në pjesën ku jepen të dhënat, “Mbi ne” apo në impresum që jep të dhëna për të përcaktuara se cilat informacine publikon, si financohet dhe nëse ka partnerë shtetërorë apo komercialë.

Në rast të fotove apo videove që mund të jenë të manipuliuara, mund të ndihmojë një kërkim praptas për të gjetur origjinën e fotos. Për të kryer këtë nevojitet një foto ose një screenshot që ngarkohet në makinerinë e kërkimit Google images apo Tin Eye.

Në fillim të tetorit u pretendua në një video, se Egjipti ka hyrë në luftë dhe ka dërguar qindra tanke në Rripin e Gazës. Verifikimi e nxjerr qartë se nuk ka asnjë provë për pohime të tilla. Në rast të një pjesëmarrjeje të drejtpërdrejtë të Egjiptit në luftë, do të ishte raportuar shumë më gjerësisht. /DW/

 

 

Exit mobile version