Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme (e martë) në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes dhe djegies së një autobusi humbën jetën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.
Autobusi raportohet se kishte 52 njerëz, ndërsa në mesin e të vdekurve kishte edhe 12 fëmijë.
Ndërkaq, u bë e ditur se shtatë persona janë të akomoduar në spitalin Pirogov, prej tyre pesë meshkuj dhe dy femra.
Lidhur me rastin e rëndë, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke filluar nga liderët politikë e po ashtu edhe nga një pjesë e estradës.
Gold AG, Adriana Matoshi, Rona Nishliu, Tuna Sejdiu, Arbenita Ismajli, Fatmir Spahiu, Arta Nitaj, Vesa Luma – janë disa nga personazhet publike që u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:
/Telegrafi/