Site icon Telegrafi

Lajm pozitiv për Bayern Munichu rreth transferimit të Harry Kane

Pronari i Tottenhamit, Joe Lewis dëshiron që klubi të shesë Harry Kane nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re.

Presidenti, Daniel Levy kishte qenë i etur për të mbajtur sulmuesin për sezonin e ri, edhe nëse ai refuzon të rinovojë marrëveshjen e tij.

Sipas Daily Mail, Kane i është ofruar një rinovim kontrate shumëvjeçare, e cila do ta sillte pagën e tij deri në 450,000 euro në javë.

Lexo po ashtu Kontratë katërvjeçare me një pagë rekorde për Kane nga Bayerni

Kapiteni i Anglisë, megjithatë, dëshiron të largohet nga klubi në ndjekje të futbollit të Ligës së Kampionëve dhe trofeve.

Bayern Munich ka bërë dy oferta për Kane, por nuk i është afruar çmimit që Spurs po kërkojnë.

Kryetari Levy e vlerëson Kane me 115 milionë euro, ndërsa Bayern nuk i është afruar aspak kësaj shifre. /Telegrafi/

Exit mobile version