Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 25.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 24.0µg/m3, e cila është brenda kufive të lejuar, për me shum shih grafikonin në vazhdim.
Fig. Nr.1 Paraqet përqëndrimin e PM10 dhe PM2.5 në Prishtinë
Ndërsa përqëndrime me të ulta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 21.0µg/m3.
Ky përmirsim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mungesa e mjegulles, shpejtesia e erës 0.5m/s, lageshtia me e ultë e ajrit 81%, shtypja atmosferike 958.4mb, temperatura -11.3oC. Kjo gjendje ka ndikuar që të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajrë./Telegrafi/