Site icon Telegrafi

Lajm i mirë për entuziastët e veturave, rikthehet kanali informues Petrolicious

Petrolicious, krijuesi i filmave dhe artikujve cilësorë, origjinalë për entuziastët e veturave klasike, është rikthyer!

Pas disa vitesh larg, faqja e internetit dhe kanali në YouTube janë blerë së fundi nga duPont REGJISTRY Group dhe filmat e rinj tani shfaqen çdo të premte, përcjell Telegrafi.

Petrolicious feston shpikjet dhe estetikën e automobilave dhe kërkon të informojë, argëtojë dhe frymëzojë komunitetin për veturat, e të zgjojë interesin e atyre që e kanë humbur.

Për rikthimin e tij, Petrolicious shkruan: “Ka kaluar një kohë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar – por shumë do të mbeten gjithmonë të njëjta. Komunitetit tonë, faleminderit që na qëndruat pranë. Për anëtarët tanë, ne po gatuajmë diçka të veçantë. Rrini duarkryq, relaksohuni dhe shijoni shfaqjen”.

Historia e publikuar së fundmi është për një BMW E30 M3. /Telegrafi/

Exit mobile version