Site icon Telegrafi

Lajm i mirë për Bashkimin, Abukar mungon në ndeshjen e tretë

Basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës mund të mungojë në përballjen e radhës të Play-Offit.

Mohamed Abukar, baskebollisti amerikan i Sigal Prishtinës, që u përzgjedh edhe MVP i stinorit në ligën ballkanike, është konstatuar se ka pasur nja zgjatje të lehtë muskulore dhe lëndimi i tij nuk është serioz.

Njoftimin e ka dhënë Zgjim Sojeva, zyrtar i ekipit bardhekatër, sot, ndërsa ai ka shtuar se lojtari në fjalë nuk do të rrezikohet për ndeshjen e ardhshme edhe pse mund të luajë.

“Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e katërt të serisë ndaj Bashkimit. Lëndimi është konstatuar të mos jetë serioz. Mund të luaj edhe të dielën në ndeshjen e tretë, mirëpo besoj që nuk do ta rrezikojmë lojtarin. Ai do të jetë i gatshëm plotësisht për ndeshjen e katërt, që luhet në Prishtinë”ka thënë ai në prononcimin e tij pak më parë.

Abukar luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen e djeshme ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, kur pësoi lëndimin.

Lëndimi i tij ndikoi në lojën e ekipit të Prishtinës, duke ditur që është njëri ndër basketbollistët më të dalluar të ekipit dhe Bashkimi e shfrytëzoi këtë më së miri duke shënuan fitore dhe duke e barazuar serinë në 1-1.

Ndeshja e tretë zhvillohet në Prizren, ndërsa dy të tjerat (e fundit nëse e nevojshme) zhvillohen në Prishtinë. Ekipi që arrin 3 fitore së pari, kualifikohet në finale.

Exit mobile version