Site icon Telegrafi

Lajm i madh për Kombëtaren e Shqipërisë, Abrashi kaloi lëndimin

Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi ka kaluar si duket lëndimin e paralajmëruar ditën e djeshme.

Ai kishte lënduar krahun e majtë gjatë një dueli ku pastaj u përplas në tok, ndërsa të gjithë u merakosën për gjendjen e tij.

Por ka qenë vetë futbollisti gjakovar që ka qetësuar tifozët shqiptarë dhe trajnerin Gianni De Biasi.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Abrashi ka treguar për gjendjen e tij.

“Në trening me Kombëtaren shqiptare. Jam mirë dhe i gatshëm për evropian”, shkroi mesfushori më në formë i Shqipërisë.

Abrashi këtë edicion ka shkëlqyer, pasi ka udhëhequr skuadrën e tij Freiburg drejt rikthimit në Bundesliga, ku në mesfushë ishte i pakalueshëm, por edhe në fazën ofensive bëri punë të mirë duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar katër asistime në 33 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version