Telegrafi

Lajm i keq për Barcelonën, Alcantara pranon marrëveshje të re nga Bayerni

Barcelona është duke tentuar me ngulm që të rikthejë Thiago Alcantaran në Camp Nou.

29-vjeçari ishte larguar së bashku me Pep Guardiolan në drejtim të Bayern Munichut, derisa katalunasit tani duan ta rikthejnë atë në skuadër.

Por, sipas asaj që raporton Bild, Bavarezët i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit spanjoll.

Kontrata aktuale e Alcantaras skadon në verën e vitit 2021, derisa kampioni i Bundesligës nuk dëshiron ta lë atë të largohet.

Bayerni thuhet se është afër të bind lojtarin që të nënshkruajë marrëveshjen, në mënyrë që të qëndrojë në klub edhe për disa vite.

Në anën tjetër, Lionel Messi dëshiron të bind spanjollin që të rikthehet dhe të luajnë së bashku, mirëpo në verë pritet që sqarohet e ardhmja e tij. /Telegrafi/